– Ana Frank
Pagesa e antarasisë dhe donacionet munden të hiqen nga tatimi vjetor.
Shoqata jonë (HKVK-Humanitärische Kultur Verein Kamjan) është një shoqata e pamvarur
humanitare e themeluar nga mërgimtarët kamjanas të cilët jetojnë në Zvicër.
Riaktivizimi i shoqatës u bë në vitin 2018.
HKVK i tubon reth saj të gjithë ata të cilët duan të kontribojn në përmisimin e gjendjes të
Kamjanit në përgjithësi.
Antarët e shoqatës kan kontribuar në një sërë projektesh ndër ta vlejnë të përmenden :
Riciklimi materialeve plastike është një proces i rikuperimit të mbeturinave e mbetjeve plastike dhe ripërpunimit të tyre në produkte të dobishme, shpesh krejt të ndryshme nga forma e tyre origjinale. Kjo do të thotë që shishet e pijeve nëpërmjet procesit të shkrirjes mund të shndërrohen në karrige dhe tavolina plastike, etj.
Antarët e shoqatës ndihmuan në financimin e një maqine për pastrim të rugëve, kjo maqinë
shërben që rugët e kamjanit të jenë vazhdimisht të pastërta.
Ndër projektet e fundit në të cilën kontribuan antarët e shoqatës HKVK ishte ndërtimi i murit
të varezave të fshatit.
Ndër projektet më shembullore në rajon është themelimi i magazinës humanitare nga ku
njerzit më në nevoj mundë të furunizohet me ushqim dhe veshje.